e hënë, 12 nëntor 2007

“TE GJITHE PER PAVARESI!”

Kesaj here po ju bejme thirrje nepermjet ketij mesazhi.....
------------------------------------
Te dashur miq,

Dëshirojmë t’ju njoftojmë se shqetësimi i shkaktuar nga zvarritja e përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës dhe tensionimi i situatës që vjen si rrjedhojë, na ka nxitur ne, një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile dhe forumeve rinore të partive politike të të gjitha drejtimeve, që të organizojmë një manifestim për pavarsinë e Kosovës.

Me anë të këtij manifestimi ne duam t’u bëjmë thirrje aktorëve ndërkombëtarë që të njohin pavarsinë e Kosovës, duke respektuar vullnetin e shumicës së popullsisë së saj dhe duke garantuar stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të rajonit.

Ne ju ftojmë të gjithëve që t’i bashkoheni kësaj nisme për të manifestuar mbështetjen tonë të palëkundur për pavarsinë e Kosovës në datën 15 Nëntor, në ora 17:00. Manifestimi fillon me një marshim paqësor nga sheshi “Skenderbej” drejt sheshit “Nënë Tereza”, ku do të mbahet një koncert sensibilizues me këngëtarë të njohur shqiptarë. Pjesë e kësaj nisme është edhe nënshkrimi i një peticioni që i drejtohet OKB-së dhe treshes negociatore, SHBA, BE, Rusi.

Përfitojmë nga rasti për të ftuar organizata, institucione dhe individë që të mbështesin në mënyrë konkrete këtë nismë, si dhe për të shprehur mirënjohjen tonë të thellë për këdo që tashmë është angazhuar vullnetarisht për mundësimin e këtij manifestimi.

Ju falënderojmë paraprakisht të gjithëve për përkrahjen!


Organizatorët:

Forumet Rinore të partive:
Shoqëria civile:
PARTIA DEMOKRATIKE
LEVIZJA MJAFT!
PARTIA SOCIALISTE
INSTITUTI LIBERAL SHQIPTAR
LEVIZJA SOCIALISTE PER INTEGRIM TIFOZAT KUQ E ZI
PARTIA REPUBLIKANE FORUMI I MENDIMIT TE LIRE
PARTIA DEMOKRATE E RE

e enjte, 8 nëntor 2007

Greqi, Roja kufitare vret emigrantin shqiptar

Nje polic ne Greqi ka qelluar per vdekje nje emigrant shqiptar I cili sapo kishte kaluar kufirin ilegalisht duke hyre ne verilindje te Greqise. Policia greke beri te ditur se emigranti nuk i ishte bindur thirrjes se tyre por ishte larguar se bashku me nje tjeter, ndryshe nga njembedhjete emigrantet e tjere te cilet kishin ndaluar menjehere. Per pasoje njeri vdiq ne spital ndersa tjetri u arrestua. Policia beri te ditur se roja i kufirit i cili qelloi mbi 45 vjecarin shqiptar Ilmi gjata, eshte arrestuar dhe do te perballet me gjykaten gjate diteve ne vijim. Grupet e te drejtave te njeriu e kane akuzuar Greqine per kushtet e papranueshme ne dhomat e paraburgimit dhe brutalitetin e treguar gjate arrestimit te emigranteve.

Policia beri te ditur se roja i kufirit i cili qelloi mbi 45 vjecarin shqiptar te identifikuar si Ilmi Gjata, eshte arrestuar dhe do te perballet me gjykaten.

Marre nga Balkan Web

Mirepresim komentet tuaja...

e martë, 12 qershor 2007

Na tregoni per eksperiencat tuaja ne bojkotimin e produkteve greke

Te nderuar miq,

Urojme qe te jeni sa me mire. Antireklama nuk eshte shuar dhe as nuk ju ka harruar. Perkundrasi, mund t’ju sigurojme qe ne ditet dhe javet ne vazhdim do perpiqemi qe te pasqyrojme dhe reflektojme mbi ceshtje qe besoj jane me interes edhe per ju.

Por arsyeja qe po ju shkruajme tani eshte qe t’e nxisim pergjigjet tuaja persa i perket bojkotimit te produkteve dhe mallrave Greke. Do kerkonim qe secili prej jush te mund te ndante menyrat apo zgjedhjet qe ka bere per bojkotimin e ketyre produkteve.

P.sh. prej kohesh tashme, grupi yne ka hequr dore nga blerja e karburantit te importuar nga Greqia dhe zakonisht zgjedh ato turke apo shqiptare.

Nje zgjedhje tjeter praktike eshte edhe perzgjedhja e ujit. Tashme ka ndodhur plot here qe ta kthejme ujin qe serviret pershkak se ai thote Luotraki ose dicka tjeter qe dukshem eshte grek. Por per kete arsye prej kohesh kemi bojkotuar edhe ujera te tjera si p.sh Bureto, kjo me teper nisur nga nje emission i hershem, ku analizat e ketij uji nuk ishin ne perputhje me standardet.

E pra, tani ju ftojme ju miq te dashur qe te ndani eksperiencat tuaja. Mbase dikush ka edhe ndonje ide gjeniale per ta bere kete fushate edhe me te suksesshme.

Me respect,

Grupi Antireklama

e hënë, 12 mars 2007

A e dini se sa para i japim bankave greke dhe çfarë bëjnë ato me paratë tona? Po t'i hidhni një sy statistikave të Bankës së Shqipërisë, do ta kuptoni

Nga mbi 600 milionë euro që i kemi depozituar në bankat greke në Shqipëri, rreth 400 milionë i kanë kaluar bankave mëmë në Greqi.

Në vitin 2002, Alpha Bank e Tiranës i dha rreth 30 milionë dollarë kredi Vodafone Albania. Duke qenë se kjo bankë nuk mund të jepte kredi në shuma të tilla, atëhere banka mëmë, Alpha bank e Greqisë i dha paratë nga depozitat e shqiptarëve.

Dikush mund të thotë se Vodafone i investoi këto para në Shqipëri duke i dhënë mundësi biznesit shqiptar të përfitonte nga projekti i ri....

E keni pak gabim, për shkak se Vodafone, (megjithëse është një kompani prestigjioze ndërkombëtare), nuk bëri tender për punimet ndërtuese. Ajo ia dha me prokurim të drejtë disave prej shumë filialeve që Diekat sh.a, një kompani greke, pati hapur në Shqipëri. Diekat u rrit shpejt duke u bërë kompania më e madhe e ndërtimit në Shqipëri sipas listimit të Monitor, megjithëse kishte vetëm dy klientë. (AMC dhe Vodafone).

Ajo hapi shumë filiale në Shqipëri, të cilat ndryshonin vetëm nga emri, me jetëgjatësi jo më të madhe se gjashtë muaj, me synimin që të shfrytëzonin një hapësirë të legjislacionit shqiptar për të mos paguar tatim-fitimi për aktivitetin e kryer këtu te ne.

Diekat ishte edhe kompania e parapëlqyer për punime ndërtimore nga AMC.

Ekspertët e tatimeve zbuluan skemën e mashtrimit dhe vendosën 12 milionë euro gjobë në vitin 2005 për AMC.

Në shtator të vitit të kaluar, qeveria greke thirri Sali Berishën, teknikisht kryeministër i Shqipërisë ndërsa praktikisht, guvernatori i emëruar nga Athina për të qeverisur koloninë shqiptare. Në të njejtën ditë që Berisha vizitonte Athinën, drejtori i tatimeve i Tiranës deklaronte për median se AMC nuk pranonte të paguante gjobën e vendosur me të drejtë nga inspektorët tatimorë. Pak orë më vonë, u detyrua të deklaronte se inspektorët që e kishin firmosur gjobën, ishin të paaftë.

Duke parë se kompanitë greke nuk denjojnë në bashkëpunojnë në asnjë rast me kompani shqiptare, por përdorin gjerësisht nacionalizmin ekonomik në kryerjen e shpenzimeve të tyre, e konsideroj tërësisht të justifikuar dhe normale, bojkotin më të thellë ndaj të gjitha mallrave greke, kompanive të naftës dhe bankave.

Nëse nuk ju pëlqen të trajtoheni edhe në të ardhmen si popullatë barbare e pazhvilluar, që nuk e kupton dot se kur vidhet dhe kur nuk vidhet, tani është koha për të vepruar.

Bojkotoni mallrat greke që të mund ta ndjejmë veten të lirë.

A e dini se çfarë është norma e deprecimit? (Zhvlerësimit)?

Në standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, përmbledh vlerën e pajisjeve të një kompanie që humbasin vlerë tregtare gjatë përdorimit. Ka ngjashmëri me amortizimin, për shkak se që të dyja janë "shpenzime", të cilat hyjnë në xhepin e pronarit të kompanisë pa paguar kurrfarë takse.

Për vitin 2006, AMC shpalli si normën e vet të Deprecimit, 10 për qind të të ardhurave të veta. Në të njëjtin vit, Cosmote në Greqi, shpalli si normë deprecimi 1% të të ardhurave të veta.

Besoj se e kuptoni vetë se pse ndodh kështu... antiReklama (c) 2007

e enjte, 8 mars 2007

Sherbim i ri per njoftimin nepermjet Email-it

Te nderuar lexues dhe pjesemarres tek Grupi “Antireklama” ju njoftojme qe kemi bere nje ndryshim ne sherbimin e njoftimit me Email. Tani e tutje ju do keni mundesine te njoftoheni automatikisht me Email nepermjet sherbimit te FeedBlitz, ku ne jemi abonuar.

Ju kerkojme ndjese per kerkesen qe ju beme nepermjet GoogleGroups, pasi ai sherbim krijonte shume kufizime per ata prej jush qe nuk kane adresa me Gmail.

Duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj, ju ftojme qe te abonoheni ne sherbimin e ri duke futur adresen tuaj ne Fushen perkatese ne krah te djathe. Me pas do duhet te beni verifikimin e adreses suaj te Email nepermjet nje mesazhi qe do t’ju vije nga lista jone.

Me respekt,

Grupi “Antireklama”

Antireklama: A e patë videon e ushtarëve grekë?

Antireklama: A e patë videon e ushtarëve grekë?

Hapeni kete link te shifni se kush do te beje lidhese kepucesh me zorret tona....
Ndoshta duhet te sqarojne se per cfare zorre e kane fjalen

http://www.youtube.com/watch?v=-9xFxyLFe90

e mërkurë, 7 mars 2007

A e patë videon e ushtarëve grekë?

Kjo nuk ka lidhje me nacionalizmin, ka lidhje me barbarinë e tyre. Nuk është faji ynë!

A e patë se sa të lehtë e pati qeveria dhe opozita shqiptare të heshtnin?

Ky është para së gjithash faji jonë!

Gjatë vitit të kaluar, i dhamë Greqisë:

* 406.5 milionë euro mallra të importuara
* 300 milionë euro duke përdorur AMC dhe Vodafone
* 68.6 miliardë lekë në formë depozitash në katër bankat greke që veprojnë në Shqipëri
* I dhamë për pak para edhe punën e djersën dhe paguam diskriminimin e 800 mijë bashkëatdhetarëve tanë
* Gjithsej i dhamë grekëve mbi 1.5 miliardë euro, ose 25% të prodhimit të brendshëm bruto vendit tonë.

Si shkëmbim për këtë morëm jo thjeshtë këngën e ushtarëve grekë që duan të bëjnë lidhëse këpucësh me zorrët tona. Morëm edhe poshtërimin në Tiranë me politikanë homoseksualë që nuk guxojnë ta ngrejnë zërin.

Ti mund t'i japësh një përgjigje urrejtjes greke cdo ditë, sa herë që shkon të bësh pazar, sa herë që mbush makinën me karburant, sa herë që ulesh në lokal, sa herë që vendos të zgjedhësh bankën ku do të depozitosh paratë.

Më poshtë ke një listë me mallrat dhe shërbimet greke që ne i kemi identifikuar. Nuk janë të gjitha mallrat, por nëse di të tjera, atëhere ju lutem, shtoni emrin e produktit grek që nuk e shihni në listë dhe më pas dërgoje këtë email te të gjithë miqtë e tu, me kushtin që të mos jenë nga deputetët e kuvendit. Nëse ke mundësi, printoje një apo disa kopje të kësaj liste dhe tregoja prindërve apo miqve të tu që nuk e përdorin emailin.

Dhe ki parasysh se jemi vetëm ne, shqiptarët e ndërgjegjshëm që mund të komunikojmë dhe reagojmë përmes internetit. Çdo gjë tjetër në këtë vend e paska shitur prapanicën.

Lista e zezë e kompanive dhe mallrave dhe shërbimeve greke që nuk duhet të konsumohen

Bankat
1. Alpha Bank

2. Tirana Bank
3. NBG bank
4. Emporiki bank
Kompanitë e sigurimeve
1. Interalbanian
Kompanitë e karburanteve
1. Global Petroleum
2. Mamidoil
3. Evroil

Markat e shpërndarjes me pakicë të karburanteve

1. JetOil
2. Elda
3. Eko


Mallra konsumi të importuara nga Greqia ose të prodhuara në Shqipëri nën pronësi grekësh apo të shiturish. (Përfshihen prodhime evropiane të marketizuara nga kompani greke në Shqipëri)

1. Pepsi
2. Glina
3. Bureto
4. E gjithë linja Elka
5. Cigaret Karelia, përfshirë edhe slimsin që është shumë i konsumuar këtu te ne. Cigaret American Legend dhe Rex
6. Patatinat Lays
7. Seven up
8. IVI
9. Heineken
10. Amstel
11. Chipita
12. Barilla
13. Henkel
14. Makaronat Misko
15. seven days korosan
16. patatinat chipsy
17. bake rolls
18. Molto
19. Kaotonik
20. Fineti
21. Torta Jotis
22. Trahana Jona
23. Linjat kozmetike Fa, Taft, Palete, Schauma, Vademecum, Rilken
24. Detergjentët Dixan, Bref, Silan, Pur dhe Rex
25. Të gjitha mallrat e kompanisë Elka
26. Amita
27. STEP - bojra

Kompanitë e transportit

1. Interalbanian, udhëtimi me autobuzë Shqipëri Greqi.
2. Olympic Airways
3. Joy travel


Mos harro! Kjo listë nuk mbaron këtu. Sa herë që të hyni në supermarket, përpiquni të identifikoni mallra të tjera “Made in Greece”. Shtoje dhe plotësoje këtë listë dhe para së gjithash, mos konsumo mallra greke ose të marketizuara nga kompani greke. Ky është i vetmi reagim që mund të bëjmë ne, shqiptarët që nuk merremi me politikë dhe që ende nuk e kemi shitur nderin.
antiReklama (c) 2007