e martë, 12 qershor 2007

Na tregoni per eksperiencat tuaja ne bojkotimin e produkteve greke

Te nderuar miq,

Urojme qe te jeni sa me mire. Antireklama nuk eshte shuar dhe as nuk ju ka harruar. Perkundrasi, mund t’ju sigurojme qe ne ditet dhe javet ne vazhdim do perpiqemi qe te pasqyrojme dhe reflektojme mbi ceshtje qe besoj jane me interes edhe per ju.

Por arsyeja qe po ju shkruajme tani eshte qe t’e nxisim pergjigjet tuaja persa i perket bojkotimit te produkteve dhe mallrave Greke. Do kerkonim qe secili prej jush te mund te ndante menyrat apo zgjedhjet qe ka bere per bojkotimin e ketyre produkteve.

P.sh. prej kohesh tashme, grupi yne ka hequr dore nga blerja e karburantit te importuar nga Greqia dhe zakonisht zgjedh ato turke apo shqiptare.

Nje zgjedhje tjeter praktike eshte edhe perzgjedhja e ujit. Tashme ka ndodhur plot here qe ta kthejme ujin qe serviret pershkak se ai thote Luotraki ose dicka tjeter qe dukshem eshte grek. Por per kete arsye prej kohesh kemi bojkotuar edhe ujera te tjera si p.sh Bureto, kjo me teper nisur nga nje emission i hershem, ku analizat e ketij uji nuk ishin ne perputhje me standardet.

E pra, tani ju ftojme ju miq te dashur qe te ndani eksperiencat tuaja. Mbase dikush ka edhe ndonje ide gjeniale per ta bere kete fushate edhe me te suksesshme.

Me respect,

Grupi Antireklama

2 komente:

eni tha...

ne bojkotojme ushqimet greke psh..

Unknown tha...

perveç faktit qe kam qe kur jam kthyer ne Shqiperi nga Italia (2003) nuk mbaj mend te kem blere mallra greke dhe produkte te financuara nga greku edhe pse vodafoni na grin dhe pa te nuk punojme dot. Mundohem edhe te sensibilizoj shoqerine per çfare greqia na don kaq shume dhe deri kur do te lejohet qeveria greke te penetroje ne shqiperi..
ju dua shume dhe faleminderit per mbeshtetjen!
ps:
nuk ju pelqejne produktet shqiptare?
a nuk jane edhe me te shijshme nese shkon deri ne shijak dhe blen prodhimet e bahçes te Mines?
a nuk ju behet qejfi kur i jepni lek Astritit nga Delvina qe prodhon djathin ne baxhon e tij dhe e paketon me nje teknologji te lire por kur e hap shijon aromen e bulmetit te vertete?=
a s'eshte me me pak hile mjalti i Llogorase?
a nuk e bejne te mire bozen ne Kukes?
per bankat nuk e di çte them se edhe une i kisha depozituar ne Banka Credins...