e mërkurë, 7 mars 2007

A e patë videon e ushtarëve grekë?

Kjo nuk ka lidhje me nacionalizmin, ka lidhje me barbarinë e tyre. Nuk është faji ynë!

A e patë se sa të lehtë e pati qeveria dhe opozita shqiptare të heshtnin?

Ky është para së gjithash faji jonë!

Gjatë vitit të kaluar, i dhamë Greqisë:

* 406.5 milionë euro mallra të importuara
* 300 milionë euro duke përdorur AMC dhe Vodafone
* 68.6 miliardë lekë në formë depozitash në katër bankat greke që veprojnë në Shqipëri
* I dhamë për pak para edhe punën e djersën dhe paguam diskriminimin e 800 mijë bashkëatdhetarëve tanë
* Gjithsej i dhamë grekëve mbi 1.5 miliardë euro, ose 25% të prodhimit të brendshëm bruto vendit tonë.

Si shkëmbim për këtë morëm jo thjeshtë këngën e ushtarëve grekë që duan të bëjnë lidhëse këpucësh me zorrët tona. Morëm edhe poshtërimin në Tiranë me politikanë homoseksualë që nuk guxojnë ta ngrejnë zërin.

Ti mund t'i japësh një përgjigje urrejtjes greke cdo ditë, sa herë që shkon të bësh pazar, sa herë që mbush makinën me karburant, sa herë që ulesh në lokal, sa herë që vendos të zgjedhësh bankën ku do të depozitosh paratë.

Më poshtë ke një listë me mallrat dhe shërbimet greke që ne i kemi identifikuar. Nuk janë të gjitha mallrat, por nëse di të tjera, atëhere ju lutem, shtoni emrin e produktit grek që nuk e shihni në listë dhe më pas dërgoje këtë email te të gjithë miqtë e tu, me kushtin që të mos jenë nga deputetët e kuvendit. Nëse ke mundësi, printoje një apo disa kopje të kësaj liste dhe tregoja prindërve apo miqve të tu që nuk e përdorin emailin.

Dhe ki parasysh se jemi vetëm ne, shqiptarët e ndërgjegjshëm që mund të komunikojmë dhe reagojmë përmes internetit. Çdo gjë tjetër në këtë vend e paska shitur prapanicën.

Lista e zezë e kompanive dhe mallrave dhe shërbimeve greke që nuk duhet të konsumohen

Bankat
1. Alpha Bank

2. Tirana Bank
3. NBG bank
4. Emporiki bank
Kompanitë e sigurimeve
1. Interalbanian
Kompanitë e karburanteve
1. Global Petroleum
2. Mamidoil
3. Evroil

Markat e shpërndarjes me pakicë të karburanteve

1. JetOil
2. Elda
3. Eko


Mallra konsumi të importuara nga Greqia ose të prodhuara në Shqipëri nën pronësi grekësh apo të shiturish. (Përfshihen prodhime evropiane të marketizuara nga kompani greke në Shqipëri)

1. Pepsi
2. Glina
3. Bureto
4. E gjithë linja Elka
5. Cigaret Karelia, përfshirë edhe slimsin që është shumë i konsumuar këtu te ne. Cigaret American Legend dhe Rex
6. Patatinat Lays
7. Seven up
8. IVI
9. Heineken
10. Amstel
11. Chipita
12. Barilla
13. Henkel
14. Makaronat Misko
15. seven days korosan
16. patatinat chipsy
17. bake rolls
18. Molto
19. Kaotonik
20. Fineti
21. Torta Jotis
22. Trahana Jona
23. Linjat kozmetike Fa, Taft, Palete, Schauma, Vademecum, Rilken
24. Detergjentët Dixan, Bref, Silan, Pur dhe Rex
25. Të gjitha mallrat e kompanisë Elka
26. Amita
27. STEP - bojra

Kompanitë e transportit

1. Interalbanian, udhëtimi me autobuzë Shqipëri Greqi.
2. Olympic Airways
3. Joy travel


Mos harro! Kjo listë nuk mbaron këtu. Sa herë që të hyni në supermarket, përpiquni të identifikoni mallra të tjera “Made in Greece”. Shtoje dhe plotësoje këtë listë dhe para së gjithash, mos konsumo mallra greke ose të marketizuara nga kompani greke. Ky është i vetmi reagim që mund të bëjmë ne, shqiptarët që nuk merremi me politikë dhe që ende nuk e kemi shitur nderin.
antiReklama (c) 2007

24 komente:

Unknown tha...

Ju keni shume te drejte persa i perket asaj videoje shume fyese per te gjithe ne, por une personalisht mendoj se duhet te protestojme ne forma te tjera dhe te mos demtomjme njerez te tjere te pafajshem.
Ne fund te fundit po te mos ishin bizneset greke apo italiane ne Shqiperi ne do kishim ngrordhur per bukun e gojes. Kjo tregon qe shqiptaret nuk jane te zote te mbajen e te punojne tokat e tyre e nosmalisht qe do vine te huajt ti marrin ato.
Ndaj me miresjelljen me te madhe ju kerkoj te mos beni patriotet e LESHIT me kot po shikoni punen tuaj.
Respekte faqes suaj.

Anonim tha...

Me vjen shume keq per kete antirekalme qe u behet bizneseve qe operojen ne Shqiperi.Mos konsumimi i produkteve "greke" ne radhe te pare demton fuqine punetore ( Shqipetare) qe punon prane ketyre kompanive.Gjithashtu mendoj qe atdhetarizmi duhet treguar ne forma te tjera dhe jo duke demtuar ekonomine Shqipetare.Ndaj atyre qe kane hapur kete faqe u them le te ulin kurrizin e te punojne nese duan vertet te jemi nje vend i madh e i mire.Mbi te gjitha Atdhetarizmi e bejne ata qe punojne per vendin e vete.( kjo eshte per ata shqipetare qe punojne jashte dhe qe pretendojne se jane me atdhetare se ata qe jetojne ne vendin e tyre)
Respekte

Antireklama tha...

Nuk di ndonjë kompani greke apo italiane qe ka ardhur per bamirësi ne Shqiperi. Dhe meqë ne kemi 15 vjet qe bejme liberalin dhe pranojmë biznesin grek, bankat greke dhe celularet greke pa i paragjykuar, si shpërblim stervisin ushtaret e tyre me idene se do te bejne zorrët tona lidhese kepucesh. Boll me, tani eshte koha te reagojmë. Ato bizneset greke kane ardhur si pasoje e mbështetjes politike greke. Nuk me vjen keq fare nese demtohen apo jo.

Anonim tha...

Me vjen shume keq qe kete faqe interneti e drejtojne persona kaq konservatore. Gjithcka qe kane thene vizitoret e mesiperm te faqes tuaj(silvana dhe iola) jane te verteta. Fundja ne nga Greqia, Italia, etj kemi pasur me shume te mira se te keqia. Por eshte mese normale qe te kete kudo njerez konservatore dhe te papergjegjshem, te cilet do te kalojne ne akte te tilla shume te turpshme, jo vetem per ata por per kedo qe i degjon. Une i kam ndjekur lajmet dhe gazetat greke dhe te me besoni qe ata kane qene te paret qe e kane denuar kete akt.
Keshtu ju keshilloj juve (dhe disa media te tjera televizive)te mos beheni ju shkak per rritjen e tensionit midis dy vendeve sepse eshte, gia, goxha i acaruar. Ju kujtoj qe kudo ne klube apo dhe rruge fjalet 'Grek' dhe 'Greqi' shoqerohen nga nje shtremberim fytyre dhe perbuzje.

Anonim tha...

Kur e kam marre e-mailin e antireklames kam menduar menjehere per qindra e mijera bisnesmene te vegjel shqiptare dhe faktin qe duke i bere antireklame Greqise dhe duke thirrur per bojkotim te mallrave Greke, nuk keni menduar qe kjo do te thote falimentim per qindra familje shqiptare!

Mendoj qe nuk eshte koha te veprojme impulsivisht. Sa shqiptare kane mundesi te marrin vizat dhe te bejne tregeti diku tjeter?! Po sa te tjere kane mundesi te perballojne kostot e udhetimit dhe doganat qe mund t'ia dalin qe te produktet te shiten ne vend? Sa prodhim vendas kemi per te zevendesuar keto qe po importohen nga Greqia, apo sa investitore shqiptare kemi qe kane mundesi te hapin fabrika ku te punesojne shqiptaret?

Prandaj them qe para se te cojme e-maila te tille, me pare te mendojme per njerezit tane.

Anonim tha...

E pashe videon e ushtareve greke, jo deri ne fund, por nuk mora vesh si eshte puna me kete video?

Mbase ngaqe nuk di greqisht.

Anonim tha...

I paska sjell Janullatusi ketu te gjithe Homo-gjenitalet per te bere lavazhe truri....

Per te gjithe keta trimoshat homo-gjen kam nje pytje une:

Kukurreci ju pelqen me shume shqiptar apo grek?

Anonim tha...

Mor njerez te pagdhendur... Por si do na qenka kolaps per ekonomine shqiptare, konsumimi i prodhimeve shqiptare dhe jo greke?

Konsumimi i nje prodhimi grek dergon leke tek greket, greket do te jene me te fuqishem ekonomiksht dhe do te kene mundesin me leket e shqiptareve te ndertojne edhe ca industri te tjera ne vendin e tyre.....

Ne te kundert konsumi i produkteve shqiptare do te sillete nje zhvillim te sipermarrsve shqiptar, leku do te qarkullonte ne Shqiperi dhe do te kishte me shume mundesi per ndertimin e industrive te reja ku mund te punesohen te gjithe ata qe marrin malet per te shkuar ne Greqi.....

Ouzo??? Jo Faleminderit, Raki Skrapari!!!

Antireklama tha...

Bojkotimi i mallrave dhe produkteve Greke nuk eshte nje akt me synim dhunues, por mbi te gjitha nje mesazh me nje gjuhe te kuptueshme nga te gjithe.

Fakti eshte qe qeveria jone e dashur nuk ka reaguar sic duhet dhe vazhdon te jete mjaft e ndrydhur. Realiteti eshte qe politikanet nuk punojne per ne por per veten e tyre.

Bojkotimi i mallrave greke nuk behet me qellim nxitje urrejtje, por ndergjegjesimi dhe shprehje konkrete e bindjes se gjithesecilit per vlerat e kombit ne pergjithesi dhe bashkombasve tane ne vecanti.

Kjo eshte thjesht nje menyre tjeter e cila do te nxise edhe vete politikanet tane qe te fillojne te mendojne ndryshe dhe te vihen ne mbrojtje te interesave te kombit.

Ne fund te dites jemi ne vete qe duhet te vendosim nese do vazhdojme ta lejojme kete situate kaq fatkeqe per shqiptaret te qendroj sic eshte.

Anonim tha...

Te reagosh ne menyre qytetare ndaj joqytetarise eshte ceshtja.....
Kjo eshte koha kur ne duhet te tregojme qytetarine tone.....

Anonim tha...

Po t'ja keni sadopak idene sesi funksionon tregu ne nje ekonomi te hapur nuk do benit keto budallelleqe neper bloge. nese jeni kaq te ofenduar mund te organizojme nje proteste por te thuash se duhet te bojkotojme produktet "greke" eshte nje gomarllek. Ato parà qe ke shenuar ti si depozita nuk shkojne ne shtetin grek keshtu qe -Antireklama- ben mire te mesosh disa koncepte ekonomie para se te besh keto postime e te biesh ne te njejtin nivel me ata injorante greke.

e sa per leket qe futen neper bankat greke qe na paskan pushtuar, jane 16 banka qe operojne ne vend, prej te cilave me pak se 5 prej tyre jane me kapital grek.

nese mendon se fajin ta ka qeveria jote mos protesto ndaj biznesmeneve greke por ndaj klases tende drejtuese.

dhe se fundmi nese ende nuk e di cdo biznes ne bote ka vetem nje qellim kryesor maksimizimin e fitimit prandaj mos na bej kot moralistin ketu.

turp qe paska edhe shqiptare qe veprojne e mendojne si disa greke te cilet po ata i shajne...

Anonim tha...

Mos hajde ketu e na jep leksione si Adam Smith....

Kjo levizje nuk asnje lidhje me rracismin apo xenofobin ndaj nje shteti tjeter.

Ketu behet fjale per stimulimin e mallrave shqiptare, qe ekonomia shqipetare te mos jete e varur koke e kembe nga politikat e nje shteti tjeter.

Autonomi ekonomike do te thote edhe autonomi politike, dhe kjo metod qe ti po na tregon si jashte mode, kryhet nga shume shtete perendimore ne stimulim te mallrave vendase.

Nqs ti ke qene shef sektori i ndonje nderrmarjeje andej nga kryeqendra e evropes kapitaliste Igumenica apo kosturi... na jep disa ide te reja reeth konomis dhe koncepteve te saj moderne

Anonim tha...

bojkotimi i mbizneseve greke eshte nje menyre efehkte reagimi. Greket shpresonin qe kete gje ne shqiptaret ta kuptonim sa me vone; U GABUAN.
U gabuan edhe homogjenet tane te cilet shohin me shqetesimin fillimin e fundit te mireqenies se tyre ekonomike duke shitur prapanicen tek greku. Ne fakt nje levizje e tille do te levizte fitimet e medha ekonomike nga qarqet greke (edhe pse mund te kete ndonje biznes te ndershem grek)dhe nga pensionet e minoritareve ne bizneset e vogla shqiptare. Nuk mjafton vetem kaq....e tera duhet shoqeruar edhe me evidentimin dhe bojkotimin e politikaneve qe u kane lene monopolin ekonomik grekeve. Ka ardhur koha qe te mbyllin karrieren e tyre politike ne Shqiperi.

Anonim tha...

Vëllezër dhe motra,
Ajo që na inatosi kësaj here nuk është lajmi se “grekët nuk na duan”. Ne kombet e padëshiruar nga greku, jemi bërë shumë tashmë. Në grupin tonë të madh futet edhe maqedonsi, italiani, turku, madje edhe ..amerikani. Ajo që na prek thellë kësaj here e na lëndon sedrën tonë të hekurt kombëtare, është diskrimini që na bëjnë në mosdashjen e tyre. Ndërkohë që për lëkurën e turkut apo të maqedonasit fjala vjen, kanë një vlerësim dukshëm më të lartë (do ta bënin opinga – afërsisht siç bëjmë ne në industrinë e këpucës “me material të porositësit”), për zorrët tona e kanë ulur fare pjacën: shkojnë e i caktojnë ...për lidhëse. Kur dihet që lidhëset gjithmonë bëhen me material të dorës së dytë, mbeturina e skarcitete. Unë këtu e shoh fyerjen kryesore.
Këtu duhet bërë diçka dhe ne kemi një mjet të fuqishëm në dorë: PBDNJ-në. Përveçse një parti e ashpër dhe qysh në lindje e papajtueshme me huqet greke, ajo për nga vetë emri është edhe shumë e ndjeshme ndaj të drejtave të njeriut. S’besoj ta ketë fjalën për të drejtën e “njeriut grek” për t’i ngrënë edhe zorrët “njeriut shqiptar”. Se ndryshe pastaj kush do të votonte për PBDNJ-në që nga Hasi e deri në Divjakë? Dhe kush do ta ftonte me aq lutje në çdo koalicion qeveritar sa majtas djathtas?
Sa për produktet "për t'u bojkotuar", produkti i parë grek që meriton bojkotin më të thellë -janë shumica e deputetëve e liderave tanë. Që çdo "relaks" e bëjnë plazheve e buzuqeve të Greqisë. Zorrët e tyre, nuk bëjnë as për lidhëse.

Anonim tha...

Po ti mor djale vetem Adam Smithin njeh, por nuk e di qe ka evoluar teoria e ekonomise qe nga 1776.

Kjo qe ke bere ti eshte thjesht nje ksenofobi.

Mallrat shqiptare nuk eshte se prodhohen e nuk blihen, por fshatari shqiptar NUK PRODHON sepse 1. mungon infrastruktura e nevojshme (qe duhet te ngrihet nga shteti) 2. ne vete i kemi shkaterruar. E derisa kjo situate te stabilizohet une nuk mund te rri pa ngrene portokalle greke se disa fshatare te pamend i shkaterruar agrumet ne gjithe bregdetin e jonit.

Une nuk punoj si shef sektori i asnje ndermarrjeje, por kam mbaruar studimet e larta ne Georgetown University ne Washington per shkecat ekonomike dhe di shume teori moderne per ekonomine, por mendoj se me ty nuk ja vlejne sepse ti paragjykon. Por nese do, te keshilloj te lexosh libra mbi ekonomiksin apo biznesin nderkombetar e do kuptosh qe bota pergjithesisht sot nuk e perkrah teorine e noe-protektionizmit (kjo qe na kerkon ti, bojkotimin e produkteve te huaja).

hajt shnet e meso ndonje cike...

Anonim tha...

Fushates se Antireklames i bashkohet edhe Faqja e Fuqishme Ekonomike Shqiptare TanPortal http://www.tanmarket.com/php

Ka kohe qe kjo faqe demaskon Kliken Filo Greke te Kryemistrit Primitiv Shqiptar Qirje Sali Berisha.

Eshte paftesia dhe pabesia e ketij dallkauku qe ben qe greku te "shi lem" ne Shqiperi duke paralizuar qellimisht te gjithe aktivitetin ekonomik shqiptar me ane te krijimit te skemave ekonomike piramiale qe paralizojne trurin dhe mekanizmin ekonomik ne Shqiperi dhe e vejne ate nen Vasalitetin e Greqise.

Anonim tha...

Mr Georgetown University, mos na hajde ketu e na trego portokallet dhe mandarinat e fshatareve, se ketu nuk po shtrohet ceshtja te blejme lajthi greke apo bajame shqiptare... Ketu po flasim per bankat, kompanite e telekomunikacioneve, prodhimet industriale etj.
Nqs ti je ne dilem qe te zgjedhesh kombesine e kokres se ullirit, ha kokren greke dhe fli i qete...se paske alergji per prodhimet shqiptare me duket....

Anonim tha...

Te lindesh grek eshte fatkeqesi.
Te behesh eshte poshtersi.

Anonim tha...

Kjo ideja e sabotimit te produkteve greke eshte shume e mire. Per cdo produkt qe eshte ne ate liste ka zevendsues. Pevec Amc dhe Vodafonit. Shpresojm qe Eagle Mobile te dale sa me shpejt (dhe pa aksionere grek) qe ti braktisim keto te dyja. Greket na kan poshteruar gjate gjithe kohes. Ka ardhur koha tia kthejm favorin. Nga politikanet nuk mund te presim asgje sepse te gjithe jane zhytur kok e kemb me korrupsion, dhe shumicen e lekeve e marin nga kompanite greke.
Disa komente me perpara lexova qe "Mos konsumimi i produkteve "greke" ne radhe te pare demton fuqine punetore ( Shqipetare) qe punon prane ketyre kompanive.". Kjo nuk eshte e vertete sepse shumica e atyre jane mallra te importura keshtu qe nuk ka aq shume puntore. Pastaj ka shume kompani te tjera qe mund te zene vendin e tyre. Qofte shqiptare, qofte te huaja por jo greke.

Unknown tha...

Tek po lexoja kete iniciative dhe medimet e postuesve mu kujtua levizja Ludite e anglezeve(Ned Lud per ata qe mund ta kujtojne), levizje kjo e hershme ne fillimet e revolucionit industrial qe perfshiu me vone tere Europen (sigurisht la jashte Ballkanin dhe lindjen e Europes, koincidence!?). Kjo levizje konsistonte ne prishjen dhe thyerjen e makinave te reja industriale te cilat mendoheshin te ishin fajtoret e papunesise dhe mjerimit te klases punetore.

Sot, pas me shume se 200 vjetesh jemi deshmitare te efekteve te Revolucionit Industrial.

Qe ta themi troc, hem dhi e zgjebosur hem bishtin perpjete. Shqiperia eshte prej vitesh larg standartit ekonomik te vendeve te tjera. Cfare duhet te bejme qe te fuqizojme ekonomine tone? E vetmja rruge eshte thithja e investimeve te huaja. Kjo, jo sepse investimet e huaja do vijne ketu per bamiresi, por sepse ata kane fuqine financiare dhe eksperiencen e duhur (you do not have to reinvent the wheel).
Me vone, sesi ne jemi te afte te kthejme keto investime te huaja ne favorin tone eshte ceshtje qe na takon ne dhe vetem ne. merrni si shembull shtetet aziatik sesi i kthyen ne favorin e tyre investimet e huaja duke u bere sot konkurent direkt te atyre kapitaleve.

Anonim tha...

videoja fyese e ushtareve greke nuk ka arsye perse te lidhet me mallrat qe tregetohen ne shqiperi.perderisa esht firmosur marreveshja e tregetise se lire atehere kjo nenkupton se ne shqiperi gjithkush ka te drejt te shesh gjithcka dhe gjithkend.antireklama ndaj produkteve greke nuk ndalon konsumimin e tyre dhe llogaritja e parave qe esht bere ne kte faqe ka tendenca per fryrjen e ndjenjes armiqesore ndaj fqinjeve. esht normal qe askujt nuk i pelqen ajo cka ndodhi por nuk duhet te shfrytezohet nga askush per qellime te asnje lloji. nuk jemi viktime e askujt pervec vetes tone perderisa nuk kemi institucione dhe shtet per te mbrojtur identitentin e kombit,

Anonim tha...

Nuk eshte menyre e pershtateshme per te protestuar ne kete lloj menyre!
Ka institucione te tjera qe duhet te bejne kete gje dhe jo ju i nderuar ideator/e, sepse kjo nuk eshte hera e pare qe na poshterojne greket...
Ti thua qe po na poshteroi ITALIANI neser le ti kthehemi italianit ne te njejten monedhe e?
Jo, mendimi im nuk eshte ky, por nejse...mbase une dishoj diku tjeter: Mos keni pas ndoj konntradikte tjeter me ndonje nga ato greket ti dhe ke gjetur nje menyre?!
Mendohu mire sa emigrante punojne andej asaj ane apo ketu neper keto kompani dhe creagim do te sillte per to nje "NISEM" e tille.
Kete "Nisem" mund ta merrte vetem Xhaxhi komunist po te ishte dhe jo ec "Burra" na bashkoi interneti.........

Anonim tha...

Tony dhe annonymus mos kini merak.... pensionet qe merrni tek greku, do te vazhdojne t'ju jepen edhe ne te ardhmen....

Edhe ju te tjeret sa egoist qe jeni... Bojkot mallrave greke...

Por per keta ketu siper qe nuk do te marrin me pensione dhe pasaport si homo-gjen nuk mendoni???!!

Cfare beni keshtu se jane gjynah.... njerez jane edhe keta...

Anonim tha...

Pershendetje te gjitheve!!
Me fal ne qofte se ju thoni se nuk ben te perdorim asnje nga produktet ose mos te kemi pune fare me Firmat Greke, per te marre hak ne nje fare menyre,ATEHER cfare do bejme do rrim tuj vra miza , e cfare te hajne populli.
Mandej ne nje ane Shqiptaret ja bejne vehtes.
Mendoj mos i futni zor vehtes ju stafi juaj me keto gjera por thoni qe mire disi e ka kap veten Shqiperia me ane te Greqise dhe ltalise.