e hënë, 12 mars 2007

A e dini se sa para i japim bankave greke dhe çfarë bëjnë ato me paratë tona? Po t'i hidhni një sy statistikave të Bankës së Shqipërisë, do ta kuptoni

Nga mbi 600 milionë euro që i kemi depozituar në bankat greke në Shqipëri, rreth 400 milionë i kanë kaluar bankave mëmë në Greqi.

Në vitin 2002, Alpha Bank e Tiranës i dha rreth 30 milionë dollarë kredi Vodafone Albania. Duke qenë se kjo bankë nuk mund të jepte kredi në shuma të tilla, atëhere banka mëmë, Alpha bank e Greqisë i dha paratë nga depozitat e shqiptarëve.

Dikush mund të thotë se Vodafone i investoi këto para në Shqipëri duke i dhënë mundësi biznesit shqiptar të përfitonte nga projekti i ri....

E keni pak gabim, për shkak se Vodafone, (megjithëse është një kompani prestigjioze ndërkombëtare), nuk bëri tender për punimet ndërtuese. Ajo ia dha me prokurim të drejtë disave prej shumë filialeve që Diekat sh.a, një kompani greke, pati hapur në Shqipëri. Diekat u rrit shpejt duke u bërë kompania më e madhe e ndërtimit në Shqipëri sipas listimit të Monitor, megjithëse kishte vetëm dy klientë. (AMC dhe Vodafone).

Ajo hapi shumë filiale në Shqipëri, të cilat ndryshonin vetëm nga emri, me jetëgjatësi jo më të madhe se gjashtë muaj, me synimin që të shfrytëzonin një hapësirë të legjislacionit shqiptar për të mos paguar tatim-fitimi për aktivitetin e kryer këtu te ne.

Diekat ishte edhe kompania e parapëlqyer për punime ndërtimore nga AMC.

Ekspertët e tatimeve zbuluan skemën e mashtrimit dhe vendosën 12 milionë euro gjobë në vitin 2005 për AMC.

Në shtator të vitit të kaluar, qeveria greke thirri Sali Berishën, teknikisht kryeministër i Shqipërisë ndërsa praktikisht, guvernatori i emëruar nga Athina për të qeverisur koloninë shqiptare. Në të njejtën ditë që Berisha vizitonte Athinën, drejtori i tatimeve i Tiranës deklaronte për median se AMC nuk pranonte të paguante gjobën e vendosur me të drejtë nga inspektorët tatimorë. Pak orë më vonë, u detyrua të deklaronte se inspektorët që e kishin firmosur gjobën, ishin të paaftë.

Duke parë se kompanitë greke nuk denjojnë në bashkëpunojnë në asnjë rast me kompani shqiptare, por përdorin gjerësisht nacionalizmin ekonomik në kryerjen e shpenzimeve të tyre, e konsideroj tërësisht të justifikuar dhe normale, bojkotin më të thellë ndaj të gjitha mallrave greke, kompanive të naftës dhe bankave.

Nëse nuk ju pëlqen të trajtoheni edhe në të ardhmen si popullatë barbare e pazhvilluar, që nuk e kupton dot se kur vidhet dhe kur nuk vidhet, tani është koha për të vepruar.

Bojkotoni mallrat greke që të mund ta ndjejmë veten të lirë.

A e dini se çfarë është norma e deprecimit? (Zhvlerësimit)?

Në standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, përmbledh vlerën e pajisjeve të një kompanie që humbasin vlerë tregtare gjatë përdorimit. Ka ngjashmëri me amortizimin, për shkak se që të dyja janë "shpenzime", të cilat hyjnë në xhepin e pronarit të kompanisë pa paguar kurrfarë takse.

Për vitin 2006, AMC shpalli si normën e vet të Deprecimit, 10 për qind të të ardhurave të veta. Në të njëjtin vit, Cosmote në Greqi, shpalli si normë deprecimi 1% të të ardhurave të veta.

Besoj se e kuptoni vetë se pse ndodh kështu... antiReklama (c) 2007

1 koment:

Anonim tha...

Are you looking for business loan to refinance your needs then pedro loan offer will be good for you because is genuine and liable to work with on an affordable rate and simple loan terms and conditions, also for any kind of loans you wished to apply with email pedroloanss@gmail.com