e hënë, 12 nëntor 2007

“TE GJITHE PER PAVARESI!”

Kesaj here po ju bejme thirrje nepermjet ketij mesazhi.....
------------------------------------
Te dashur miq,

Dëshirojmë t’ju njoftojmë se shqetësimi i shkaktuar nga zvarritja e përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës dhe tensionimi i situatës që vjen si rrjedhojë, na ka nxitur ne, një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile dhe forumeve rinore të partive politike të të gjitha drejtimeve, që të organizojmë një manifestim për pavarsinë e Kosovës.

Me anë të këtij manifestimi ne duam t’u bëjmë thirrje aktorëve ndërkombëtarë që të njohin pavarsinë e Kosovës, duke respektuar vullnetin e shumicës së popullsisë së saj dhe duke garantuar stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të rajonit.

Ne ju ftojmë të gjithëve që t’i bashkoheni kësaj nisme për të manifestuar mbështetjen tonë të palëkundur për pavarsinë e Kosovës në datën 15 Nëntor, në ora 17:00. Manifestimi fillon me një marshim paqësor nga sheshi “Skenderbej” drejt sheshit “Nënë Tereza”, ku do të mbahet një koncert sensibilizues me këngëtarë të njohur shqiptarë. Pjesë e kësaj nisme është edhe nënshkrimi i një peticioni që i drejtohet OKB-së dhe treshes negociatore, SHBA, BE, Rusi.

Përfitojmë nga rasti për të ftuar organizata, institucione dhe individë që të mbështesin në mënyrë konkrete këtë nismë, si dhe për të shprehur mirënjohjen tonë të thellë për këdo që tashmë është angazhuar vullnetarisht për mundësimin e këtij manifestimi.

Ju falënderojmë paraprakisht të gjithëve për përkrahjen!


Organizatorët:

Forumet Rinore të partive:
Shoqëria civile:
PARTIA DEMOKRATIKE
LEVIZJA MJAFT!
PARTIA SOCIALISTE
INSTITUTI LIBERAL SHQIPTAR
LEVIZJA SOCIALISTE PER INTEGRIM TIFOZAT KUQ E ZI
PARTIA REPUBLIKANE FORUMI I MENDIMIT TE LIRE
PARTIA DEMOKRATE E RE

Nuk ka komente: